Aksident mes dy veturave në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve Robert Doll dhe Pashko Vasa. Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga informatat fillestare nuk raportohet për të lënduar”, tha Pllana. /21Media

Back to top button