Aksident mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në këtë aksident, sipas Bytyqit kanë qenë të përfshira dy vetura dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Transiti i ri” në Prizren.
“Sot me datë 19.01.2025, rreth orës 15:30 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Transiti i ri” në Prizren, ku ishin të perfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëmeve të mëdha materiale dhe së paku tre dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin”, bën të ditur Bytyqi. /21Media