Aksident mes dy veturave në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media