Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi./21Media