Aksident mes nëntë automjeteve në Çagllavicë

Nëntë automjete janë aksidentuar të mërkuren rreth orës 15: 20 në Prishtinë- Çagllavicë.
Lajmi u konfirmua për portalin rtv21.tv nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Back to top button