Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete, një person dërgohet në QKUK
Një automjet dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë, si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, motoçiklisti ka kërkuar tretman mjekësor, me ç’rast është dërguar në QKUK.
“Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, shtoi Borovci./21Media