Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në autostradën Ibrahim Rugova, tre të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Ibrahim Rugova.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, nga ky aksident kanë marrë lëndime trupore tre persona.

“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar perkohsisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore te cilat edhe janë marr me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar për qarkullim”, tha Hoxha. /21Media

Back to top button