Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në veternik, një i lënduar

Një person është lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Ferizaj.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se në aksident ishin të përfshira tri automjete.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete(1 kamion dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.” ,tha Ahmeti./21Media