Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Prizren–Dragash, ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 15:30 në rrugën magjistrale Prizren–Dragash, mes një veture, një furgoni dhe një kamioni.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se në këtë aksident raportohet për personave të lënduar.

“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim”, tha Bytyqi. /21Media

Back to top button