Aksident mes një veture dhe një biçiklete, lëndohet rëndë një 14-vjeçar

Një 14-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete të shtunën mbrëma në Dobërdelan të Suharekës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se rastin për merret njësia e trafikut rajonal./21Media

Back to top button