Aksident mes një veture dhe një traktori në Vushtrri, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes një veture dhe një traktori në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button