Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes një veture dhe treni në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksident në mes trenit dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Ahmeti. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button