Aksident mes tri veturave dhe një traktori, 5 të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori rreth orës 11:00.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe një traktor, dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë ai./21Media