Aksident mes tri veturave në Prishtinë, Policia jep detaje

Tri vetura janë përfshirë sot në një aksident në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Si pasojë lëndime kanë marrë tre persona.
Rasti për media është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana.