Aksident mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar tre persona”, tha Zahiti. /21Media