Aksident mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person
Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
|Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media