Aksident ndërmjet 4 automjeteve në Fushë Kosovë, tre të lënduar

(Lajm i përditësuar)
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet katër automjeteve, në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja e Policisë ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media
Aksident mes disa automjeteve në Fushë Kosovë
Disa automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë para disa minutave.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, veturat kanë pësuar dëme materiale, derisa në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipe të policisë.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare./21Media