Aksident ndërmjet 50 makinave në autostradë, së paku 5 të vdekur

Të paktën pesë persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të lënduar në një aksident masiv prej 40 deri në 50 makina dhe kamionë në autostradën ndërshtetërore 57 të Misurit.
Numri i viktimave mund të rritet ndërsa ekuipazhet e shpëtimit punojnë për të vlerësuar dëmet dhe lëndimet.
Drejtori EMS i Qarkut Mississippi, Zach Bolden tha se kushtet ishin me mjegull kur ekuipazhet e emergjencës iu përgjigjën aksidentit të 40 deri në 50 automjeteve.
Pamjet me dron të vendit të ngjarjes treguan shumë gjysmërimorkio të mëdha dhe makina të vogla të shpërndara përgjatë autostradës në flakë dhe tym, transmeton rtv21.tv.
Përplasja ndodhi rreth orës 12 të mesditës lokale në shënuesit 10 deri në 12 milje në drejtimet veriore dhe jugore.
I-57 mbeti i mbyllur nga kufiri Misuri-Illinois në lumin Mississippi deri në I-55 në Sikeston, sipas Departamentit të Transportit të Misurit./21Media

Back to top button