Aksident ndërmjet dy kamionetave afër Mazgitit, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, ne autostradën “Ibrahim Rugova” afër Mazgitit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë të përfshira në rast.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 15:00, ne autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kane dal ne vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë te përfshira ne rast. Nuk raportohet per lëndime trupore deri ne ketë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktaret dhe rrethanat tjera te këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button