Aksident ndërmjet katër veturave, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur dje në orën 14:40 në rrugën magjistrale Podmolje-Ohër, para Manastirit “Shën Erazmo”.
“Aksidenti ka ndodhur mes veturës “Folksvagen golf” me targa të Ohrit, me shofer Lj.G.(51) nga Ohri, mes automjetit “Audi A4” me targa të Ohrit, me shofer E.Lj.(22) nga Ohri, mes veturës “Folksvagen golf” me targa të Ohrit me shofer A.Xh.(46) nga Struga dhe automjetit transportues “Skanija” me targa të Ohrit me shofer T.Gj.(38) nga Ohri. Në fatkeqësi, bashkudhëtari në veturën “Folksvagen golf”, H.G.(78) nga Ohri, nga lëndimet e marra, ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Shën Erazmo”. Lëndime të rënda trupore kanë marrë Lj.G., kurse lëndime të lehta trupore kanë marrë A.Xh. dhe E.Lj. të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo””, është bërë e ditur mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Në vendngjarje, ekspertizë ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër./21Media

Back to top button