Aksident ndërmjet një kamioni dhe veture, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku, që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Borovci.
Tutje policia ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti./21Media

Back to top button