Aksident ndërmjet një traktori dhe një automjeti, ka të lënduar
Një aksident trafiku ndërmjet një traktori dhe një automjeti ka ndodhur sot në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Nga ky aksident një person mbeti i lënduar.
“Ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe një të lënduar (sipas të dhënave të deritanishme nga mjeku jashtë rreziku për jetë)”, ka thënë Elezi./21Media