Aksident ndërmjet tri veturave, ka të lënduar

Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti në rrugën “Dëshmorët e Kombit” sot në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit./21Media

Back to top button