Aksident në aksin Milot-Morinë, ka persona të lënduar

 
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në rrugën Milot-Morinë.
Policia e Shtetit shqiptar njofton se një 31-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një tjetër automjet, e për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjeri.
“Në aktin rrugor Milot-Morinë, automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31-vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23-vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34-vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Back to top button