Aksident në autostradë, katër të lënduar rëndë

Në aksident janë përfshirë tri automjete

Katër persona u lënduan rëndë sot në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin për 21Media e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 11:30 ne autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te përfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona”, konfirmoi Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë për 21Media tha se në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe njësitë policore dhe ato të emergjencës./21Media

Back to top button