Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfimruar se në aksident ishin përfshirë dy automjete të tipit Mercedes me targa të Kosovës.
Hoxha ka treguar se personat e lënduar janë dërguar në emergjencë në Prizren.
“Rreth orës 19:25 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në KM e 21-të, drejtimi Prizren është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira ne aksident janë raportuar dy automjete te tipit Mercedes me targa vendore. Ndihmq mjekësore kanë kërkuar tre persona të lënduar te cilët janë përcjellë në emergjencë në Prizren. Njësitë relevante policore janë në vendngjarje duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.
Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe respektim te rregullave dhe kufizimeve të shpejtësisë të vendosura përmes shenjave në rrugë lokale, rajonale dhe autostradë./21Media

Back to top button