Aksident në autostradën Pejë- Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

Dyshohet se një person ka vdekur në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13: 42 në autostradën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llozicë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dal ne lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar njësite tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik. Pas pranimit të raportimeve shtesë nga njësitet kompetente lidhur me rastin do te informoheni me kohë.”, tha Hoxha./21Media

Back to top button