Aksident në autostradën për Shqipëri, pesë persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë , Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime.”, ka informuar Krasniqi.
Ai ka shtuar se njësia e trafikut është marrë me aksidentin./21Media

Back to top button