Aksident në Bardhosh, një i lënduar
Një aksident mes një automjeti dhe një këmbësori ka ndodhur në fshatin Bardhosh, ku si pasojë e kësaj këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për rtv21, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media