Aksident në Deçan, një i vdekur dhe dy të lënduar – Policia jep detaje
Një person ka ndërruar jetë dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafikun pasditen e sotme në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova. /21Media