Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Dobrushë të Istogut, tre të lënduar

Një aksident trafiku mes tre veturave ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Dobrushë të Istogut. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar për një aksident në Dobrushë të Istogut në orën 17:09 minuta. Të përfshira në aksident janë tre vetura, dhe lëndime kanë marrrë tre persona, po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button