Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Suharekës.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit ky aksident është raportuar pasditen e sotme rreth orës 16:00.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia e trafikut kanë dalur në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin”, bënë të ditur Bytyqi. /21Media