Aksident në fshatin Mramor, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor.
Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodur rreth orës 16:00.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
”Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me këtë aksident./21Media

Back to top button