Aksident në Gadime, vdes një person

 

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button