Aksident në Gjakovë, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku, mbrëmë në fshatin Hereq të Gjakovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kerkuar katër persona”, ka thënë Elezaj.
Ai shtoi se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor iu është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent./21Media

Back to top button