Aksident në Gjakovë, ka të lënduar

Një aksident komunikacioni me të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Babaj i Bokes në Gjakovë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Ai ka bërë të ditur se fillimisht janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Më pas një veturë tjetër ka goditur njërën nga veturat e aksidentuara.
Si pasojë e këtij aksidenti zinxhiror, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim.
“Në vendngjarje ka dalë Policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit”, ka thënë Gjurkaj./21Media

Back to top button