Aksident në Gllamnik, tre persona dërgohen në spital

 

 

Një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, sot rreth orës 19:00.

Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button