Aksident në Kaçanik, 5 persona dërgohen në spital

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj Kaçqnik , tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit.
Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orërs 16:22.
Personat e lënduar janë dërguar n në Qendrên Emergjente në Ferizaj.
Veseli ka thënë se lidhur me rastin, veç njësive policore janë angazhuar auto ambulancat dhe Zjarrfikësit. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt./21Media

Back to top button