Aksident në Komoran, tre të lënduar

Tre person janë lënduar këtë të diel si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktë në fshatin Komoran.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin./21Media