Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.

“Datë 1 dhjetor 2024 rreth ores 20:15 në Rr.Nacionale Peje-Prishtine’ konkretisht në Sllatinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore, ku të përfshira janë dy vetura me targa vendore”, bënë të ditur ai.

Tutje nga Hoxha thuhet se natyra e lëndimeve të personave në këtë aksident ka qenë e lehtë dhe gjithashtu sipas tij njësitet policiore janë në zhvillimin e hetimeve për shkakun e aksidentit.

“Ndihmë mjekësore ka kërkuar vetëm drejtuesi i njërës veturë dhe sipas mjekut në vendngjarje natyra e lëndimeve është e lehtë. Njësitet policore kanë reaguar në vendin e aksidentit dhe po zhvillojnë hetime lidhur me shkakun e aksidentit”, tha Hoxha nga Policia e Kosovës.

Krejt në fund ai apelon të gjithë ngasësit në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes në kohë të ndryshimeve atmosferike.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që në këto kohë të ndryshimeve atmosferike ku kemi edhe reshje, e si rezultat distanca e dukshmërise zvogëlohet, poashtu gjatë oreve ëe mbrëmjes’ natën dhe në orët e hershme të mengjesit krijohen ngrica të rrezikshme si pasojë e temperaturave të ulëta’ të jenë shumë të kujdesshëm’ të respektojne shenjat e kufizimit të shpejtësisë’ dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës, në mënyrë që të shmangin aksidentet që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, apelon Hoxha. /21Media

Back to top button