Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dy të lënduar

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për rtv21.tv se në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete, janë lënduar dy persona.

Rreth ores 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button