Aksident në Mitrovicë, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku, që ka ndodhur rreth një orë më parë, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se në këtë aksidnet janë përfshirë dy vetura civile.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar”, ka thënë ai.
Zahiti tutje ka  bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button