Aksident në Mitrovicë, lëndohen katër persona
Katër persona janë lënduar sot në një aksident i cili ndodhi në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në këtë aksident kanë marrë pjesë katër vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë katër automjte. Përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti./21Media