Aksident në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, ka thënë Zahiti. /21Media

Back to top button