Aksident në orët e para të mëngjesit në Ulqin, shoferi i autobusit Durrës-Itali humb kontrollin mbi mjetin
Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Ulqin të Malit të Zi.
Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.
Siç raportojnë pasagjerët e këtij autobusi, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, dyshohet për shkak të përgjumjes nga lodhja, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga.
Nuk raportohet se kanë pësuar lëndime 10 pasagjerët, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Pasagjerët, të gjithë shqiptarë, do të transportohen në Shqipëri me një tjetër autobus të linjës./oranwes