Aksident në Pejë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka treguar se në aksident ishin përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova./21Media
Back to top button