Aksident në Pejë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zllapek të komunës së Pejës.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Gashi ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura./21Media

Back to top button