Aksident në Polac, lëndohen 7 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, në fshatin Polac, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
”Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatsisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kan kërkuar tretman mjekësor.”, ka deklaruar Zahiti./21Media

Back to top button