Aksident në Prishtinë, 4 të lënduar

Aksidentohen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 11:30 në Prishtinë konkretisht të udhëkryqi afër Katedrales.

Rastin për 21Media i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se në këtë aksident janë lënduar 4 persona.

“Në këtë aksident të shkaktuar, të përfshira kanë qenë 2 automjete, përderisa 4 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra si pasojë e aksidentit”, ka thënë Hoxha për 21Media.

Njësiti kompetent i policisë së trafikut është duke u marr me rastin.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve për kujdes në mënyrë që të evitohen aksidentet në trafik.

“Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr veprime rigoroze për zbatimin e ligjit në trafik ku parashihen edhe masa sanksionuese për të gjithë ata drejtues që veprojnë në kundërshtim me rregullat e trafikit dhe rrëzikojnë sigurinë në rrugë”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button