Aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.”, ka informuar Borovci.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button